Fleta e votimit fut në ngërç KQZ, tërhiqen 5 rregullatorët e komisionit

Fleta e votimit fut në ngërç KQZ, tërhiqen 5 rregullatorët e komisionit

135
0
Shares

Komisioni Rregullator në unanimitet deklaroi këtë mbrëmje se nuk është organi kompetent për miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Votimi ishte në unanimitet të plotë, 5 pro dhe asnje kundër heqjes dorë nga vlerësimi për fletën e votimit.

“Komisioni Rregullator në mbledhjen e ditës së sotme konstatoi mungesën e komptencës për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”, të propozuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve”, njoftoi KQZ në fund të mbledhjes.

Ilirjan Celibashi propozoi që fleta e votimit të jetë me emra dhe jo me numra duke ardhur me një variant, ndryshe nga mbledhja e djeshme që solli tre.

Ky është varianti që kërkoi Partia Demokratike, ndryshe nga PS-ja që ishte për identifikimin me numra.

Përfaqësuesi i PS-së në mbledhje deklaroi se ka rezerva për fletën e votimit të propozuar nga Celibashi, por shtoi se do t’i shprehë ato në mbledhjen e organit kompetent, që sipas PS është vetë Celibashi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY