A ka diferencim në vaksinimin e të moshuarve, në Shkodër i shpërndan...

A ka diferencim në vaksinimin e të moshuarve, në Shkodër i shpërndan policia, në Rrëshen duartrokisnin Ramën

185
0
Shares

U desh ndërhyrja e policisë në Shkodër që të krijohet rradha e rregullt nga të moshuarit në një numë rtë madh në qendrën e vaksinimit në këtë qytet.

Të moshuarit e Shkodrës janë mbledhur në numër të shumtë për të kryer vaksinimin sot në ditën e parë të tij për të moshuarit në këtë qytet. Kjo ka bërë që të mos respektohen rregullat e distancës dhe ndërkohë të mos ketë rregull përgjatë procesit.

Në këtë situatë ka ndërhyrë policia e qarkut duke këshilluar të moshuarit që mos të mblidhen në vende ku mbajtja e distancës është e pamundur.

Rrëmuja e të moshuarve tregon se ka mungesë organizimi dhe mungesë transaprence në njoftime për vaksinim.

Dje në qytetin e rrëshenit pleqtë në rradhe për vaksina duartrokisnin për Ramën dhe i uronin atij fitore cfarë dot ë thotë se është bërë kujdes në thirrjen e tyre për vaksinim dhe se ka pasur diferencim politik në renditje. a.b

https://fb.watch/4A1Zqa3xRD/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY