Ylli Manjani zbulon dicka nga libri i Bashës: Në të gjithë librin...

Ylli Manjani zbulon dicka nga libri i Bashës: Në të gjithë librin nuk gjen…

223
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan sot se ‘Misioni im’ është një libër dinjitoz dhe ja vlen që të lexohet. Sipas Manjanit në libër nuk gjendet asnjë fjalë që kumton mllef apo negativitet.

“Lulzim Basha ka bërë një prezantim dinjitoz me librin tij “Misioni im”. Është një prezantim i shkruar rrjedhshëm, me gjuhë të pasur dhe veçanërisht me etikë të lartë komunikimi. Në prezantim nuk do gjeni asnjë fjalë që kumton mllef apo nxit negativitet emocional ndaj askujt. Kjo është në fakt pika më e fortë e komunikimit të Tij.

Libri është një mënyrë prezantimi e idesë së Tij mbi politikën. Me thënë të drejtën është shumë perëndimore e gjithë qasja e prezantuar aty.  Nuk e di sa e vlefshme është për kohën dhe vendin ku jetojmë, por mua më pëlqen ideja dhe qasja properëndim e Tij.

Do kisha preferuar që analizën e politikës së kalbur që kemi të mos e lidhte vetëm me Edi Ramën. Sidoqoftë është analizë e drejtë dhe qëndron në koncept. Politika ka nevojë të riprezantohet tek njerëzit si mjet qeverisës.

Sa i takon idesë së shtetin e vogël, ekonominë të lirë dhenkonkirruese e demokracisë përfaqësuese, jam dakord në princip. Së fundi, Lulzim Basha është i kritikueshem pa dyshim, por qasja me politikën normale dhe orientimi pro perëndim është për t’u mbështetur. Mendoj se libri ja vlen për ata që ende lexojnë.”, shkruan Manjani. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY