Sherr mes kandidatëve socialistë për votën preferenciale, Rama mbledhje urgjente online

Sherr mes kandidatëve socialistë për votën preferenciale, Rama mbledhje urgjente online

447
0
Shares

Mes disave prej 153 kandidatëve të PS-së ka pasur përplasje, pasi akuzojnë njëri tjetrin se po bëjnë fushatë në zonat e njëri tjetrit për vota preferenciale.

Kryeministri Rama zhvilloi online një mbledhje urgjente me kandidatët e PS-së, raporton gazetarja e abcnews, Esiona Konomi.

Edi Rama ju ka kërkuar kandidatëve të mos hyjnë dhe të kërkojnë vota te zonat e njëri tjetrit dhe të punojnë dhe kërkojnë vota për Partinë Socialiste dhe të mos fokusohen tek kërkimi i votave personale, raporton televizioni abcnews.

”Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS. Mos u ngatërroni në zonat e njëri tjetrit” ishte urdhri i kryesocialistit për 153 kandidatët me të cilët është në garë për mandatin e tretë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY