Prokurori i Capjes merret në mbrojtje nga policia

Prokurori i Capjes merret në mbrojtje nga policia

256
0
Shares

Prokurori i prokurorisë së Elbasanit, Ritvan Sukaj është marrë sot në mbrojtje nga policia pas aksionit të RENEA që coi në arrestimin e Ardian Copjes.

Sukaj ka hetuar Ardian Çapjen dhe nipin e tij, Florenc Çapjen, hetim i cili coi edhe në arrestimin e një prej emrave më të njohur në Elbasan.

Copja u arrestua ditën e djeshme nga forcat RENEA, pasi akuzohet si një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

Gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit, ndër të tjera u gjetën edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Copja mendohet se është përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan ndërsa u ka mbijetuar tre atentateve vitet e fundit, një prej tyre me snajper ku edhe mbeti i plagosur. a.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY