Kush ishte personi tjetër që u arrestua në shtëpinë e Çapjes, policia...

Kush ishte personi tjetër që u arrestua në shtëpinë e Çapjes, policia zbardh operacionin

220
0
Shares

Policia e Elbasanit dha detajet te tjera me lidhje me arrestimin e Ardian Copjas nje dite me pare.

Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja.

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY