Basha pritet me entusiazëm në Fier, socialistja e dëshpëruar: Më mirë të...

Basha pritet me entusiazëm në Fier, socialistja e dëshpëruar: Më mirë të vdesim nga virusi se sa të na shtypi Rama

1836
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur sot plot entuziasëm nga qytetarët e Fierit. Fillimisht një numër i madh qytetarësh e kanë ndaluar atë në rrethrrotullimin e Kolonjës. ‘Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru’ janë disa nga thirrjet që dëgjohen nga qytetarët. Qytetaret me dy gishtat lart, kanë pritur Bashën me flamuj të Partisë Demokratike ndërsa boritë e makinave dëgjohen gjatë gjithë kohës.

Edhe në qytetin e Fierit mbështetësit e Partisë Demokratike kanë dalë në shesh për të pritur me  makina dhe me flamuj të PD-së në duar kretarin e PD. “Mirësevjen kryeministri Basha”, shkruhej në një banderolë që mbahej nga qytetarët

Gjatë ecjes në rrugë Basha ka biseduar me një vajzë që tha se ishte një socialiste e dëshpëruar.

Vajza: Jam një ish-socialiste e demoralizuar. Kryeministri do të na shtypi, ejani ju, më mirë do vdesim nga virusi sesa se të na shtypi Rama.

Basha: Do punoj për të gjithë dhe për socialistët.

Basha ka vijuar më pas që të takojë qytetarë në bizneset e vogla në rrugnë kryesore të qytetit. a.b

Kronika:

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË QYTETIN E FIERIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit i cili është pritur nga mijëra qytetarë. Pasi i falenderoi për këtë pritje entuziste, Basha tha se era e ndryshimit shihet në sytë e mbarë shqiptarëve.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, fierake dhe fierakë, më keni falur gjatë këtyre ditëve emocione të jashtëzakonshme, por asnjëherë si sot me këtë pritje të mrekullueshme, me këtë entuziazëm që ka nisur dhe që nuk ndalet. Era e ndryshimit po fryn kudo në Shqipëri dhe e shoh në sytë e mbarë shqiptarëve, e dëgjoj në zërin tuaj, e dëgjoj me brohoritjet e fierakëve dhe lushnjarëve, e prek tek entuziazmi i rinisë. Era e ndryshimit po vjen, një ndryshim pozitiv, një çlirim shpirtëror, një çlirim nga stresi që na ka përfshirë këto tetë vite, një çlirim nga depresioni. Era pozitive e ndryshimit do të sjelli për çdo shqiptar mundësi, punësim dhe pozitivitet, Ju falënderoj nga zemra! Unë e di se kur era e ndryshimit fryn, kur shpirti juaj mbushet me besim, me shpresë se një e nesërme më e mirë po troket, se 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptar. Kjo na bën të gjithëve bashkë, por dua t’ju lus nga zemra të vazhdojmë të respektojmë maksimalisht kushtet në të cilat ndodh kjo fushatë. Të mbajmë maskat, të mbajmë distancën, por ama të çojmë edhe më lart frymën e shpresës, frymën e ndryshimit, frymën e fitores që së bashku do ta bëjmë të mundur që të fitojmë. Bashkë do të fitojmë, bashkë Shqipëria do të fitoje, Fieri do të fitojë!

Në ecjen që pati në bulevardin e Fierit, Basha ka dëgjuar shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve. Problemi kryesor i bizneseve është rënia e xhiros që po i çon në pikën e mbijetesës. Basha tha se plani i Partisë Demokratike synon në radhë të parë të stabilizojë gjendjen e biznesit të vogël dhe të vërë ingranazhet në lëvizje.

Lulzim Basha: Ky është lokal kafe apo restorant?
Qytetari: Bar kafe.
Lulzim Basha: Jeni familjar të dy?
Qytetari: Familjarë. Bashkëshortja ime, vajza.
Lulzim Basha: Gjendja e vështirë?
Qytetari: Shumë. Ja siç e shikon çdo ditë e në rënie nuk është se po shikojmë ndonjë gjë. Kemi arritur në pikën e mbijetesës! Ja shikoje vetë. Kjo gjende është e përditshme nuk është se është vetëm një ditë.

Qytetari: Mё shumё na kanё lodhur çmimet kryetar. Produktet e shportёs, ka vajtur vaji 2 mijё lekё! Ne tё biznesit po e vuajmё shumё!
Lulzim Basha: Duhet të keni shpresë e duhet të keni besim. 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi dhe kur themi ndryshim kryesore është ekonomia. Në ekonomi biznesi i vogël, sipërmarrja e vogël është shtylla kurrizore, është 95% e biznesit shqiptarë. Dhe plani ynë do bëjë në radhë të parë stabilizimin e gjendjes që mos të detyroheni të mbyllni qepenat apo të zhyteni në barxhe të tilla që e kanë të pa mundur për ta marrë veten. Dhe së dyti pastaj për t’i vënë të gjithë ingranazhet në lëvizje dhe këtë do ta ndiejnë të gjithë, do ta ndiej biznesi i vogël, do ta ndiejnë të punësuarit, do ta ndiejnë familjet, do ta ndiej prodhimi, fermeri, të gjithë. Një ditë pozitive e bashkimit dhe ndryshimit në 25 prill dhe pastaj punë, punë në mënyrë që të gjithë të jenë sa më mirë, të ndihem mirë dhe të japin maksimumin e tyre. Do t’ju çlirojmë nga çdo stres dhe nga çdo problem që këto 8 vite ju ka marrë frymën. Ulja e fuqisё blerёse, ulja e kostos sё jetesёs. Jam i vetëdijshёm pёr tё gjitha. Jeni mbajtur kёto 8 vite tё vёshtira, tani kemi 4 javё drejt 25 prillit tё bëhemi bashkё dhe gjёja e parё qё do tё bёjmё ёshtё tё sjellim njё klimё tё re pёr biznesin, jo me fjalё me uljen e çmimeve kryesore tё naftёs, tё energjisё.

Një qytetare tha se i është ndërprerë ndihma ekonomike, ndërkohë që është e papunë dhe se me 90 mijë lekë pension duhet të blejë 150 mijë lekë ilaçe për bashkëshortin. Për këtë Basha tha se gjëja e parë që do të bëjë qeveria e ardhshme, është të kthejë të gjithë familjet që janë hequr në mënyrë të padrejtë nga ndihma ekonomike dhe ta dyfishojë atë.

Qytetarja: Unë jam pa ndihmë ekonomike, pa punë. Ndihma ekonomike më është hequr para dy vitesh se më thanë nuk të zë sistemi se jam me PD-në. Jam vetëm me 90 mijë lekë pension, që në të njëjtën kohë duhet të marrë 150 mijë lekë analiza dhe ilaçe për bashkëshortin. Fëmijët na kanë ikur nëpër botë. Ne duam një të ardhme për këta të rinj, më të mirë. Fëmijët na kanë ikur nëpër botë! Intelektual fëmijët.

Lulzim Basha: E di që ajo që kanë bërë me familjet në nevojë ekonomike është e pa shpirt sepse kam qenë në shtëpitë e tyre dhe i kanë hequr për një palë perde apo për një frigorifer të vjetër që ua kishin falur. Gjëja e parë që do bëj është korrigjimi i kësaj dhe futja në skemën e ndihmës ekonomike e të gjithë atyre që janë hequr në mënyrë të pa drejtë. Gjëja e dytë që do bëjmë është dyfishimi i ndihmës ekonomike se ajo që japin sot, ajo nuk mjafton për asgjë. Edhe dyfishimi është prapë minimumi i minimumit. Por e treta dhe më e rëndësishmja do mundësojmë që ekonomia të filloj të lëviz që ata që janë në gjendje pune të kenë mundësi të gjejnë një vend pune dhe ata që nuk janë në gjendje pune të paktën të akomodojnë fëmijët e tyre në punë. Këto janë tre prioritetet kryesore.

Elena Pipa, është një ndër të rinjtë e këtij qyteti e cila ka mbaruar studimet dhe po vuan mungesën e punësimit që është edhe një nga arsyet e emigrimit të të rinjve. Si detyrë kryesore e qeverisë së dal nga 25 prilli, Basha tha se është ndalimi i emigrimit të rinisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës që do të bëhet me thithjen e investimeve të huaja.

Eleni Pipa: Unë quhem Eleni Pipa. Sapo kam mbaruar studimet për inxhinieri nafte dhe gazi me rezultate ekselente. Mirëpo e shikoj që është tepër e vështirë për punësimin, të gjitha dyert i kemi të mbyllura me sa kemi tentuar prandaj doja që me rastin, meqenëse ju takuam, doja t’ju pyesja në qoftë se po vini në këto zgjedhje me një plan konkret, me një program për ne, për ata që kanë mbetur në Shqipëri se një pjesë e mirë kanë ikur?

Lulzim Basha: Për rininë në veçanti, sepse nga njëra anë është problemi më i madh dhe problemi më i madh kërkon zgjidhjen më të shpejtë. Të ndalim emigracionin dhe nga ana tjetër është shpresa e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ne na duhen njerëz si ju, të kualifikuar. E para, që të tërheqim investime të huaja të cilët kërkojnë njerëz të specializuar. Ti e di për shembull, nga fusha jote që “Shell-i” po bën kërkime, ti e di po kështu që potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar ose i keqshfrytëzuar. Me investitorë seriozë, me investitorë europianë, amerikanë ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen realisht në dobi të njerëzve dhe të prodhojnë vende pune, të prodhojnë mirëqenie, të prodhojnë të ardhura për shtetin. E dyta që të vijën kanë nevojë për personel të kualifikuar se ju e dini ata mund të sjellin disa administratorë projektesh por kanë nevojë për inxhinierë, kanë nevojë për forcë të kualifikuar punëtore prandaj plani jonë është i detajuar për të mundësuar që të bashkohen këto dy kërkesa. Kërkesa për investime të huaj që kërkohen të rivendoset ligji që kryeministri të mos jetë ortak me biznesin siç është sot, qeveria të mos jetë ortake me biznesin por të jetë në krah të biznesit, në funksionon të njerëzve.

Shqetësimin e saj e shprehu edhe Pamela Frokaj, një ish-socialiste e zhgënjyer nga qeverisja e 8 viteve të fundit. Kryetari Basha shprehu mbështetjen se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, demokrat dhe socialist.

Pamela Frokaj: Fitore e madhe. Unë jam një ish-socialiste e zhgënjyer dhe e demoralizuar nga këta manipulatorë, nga këta plehra, këta legena. Një kryeministër që ka bërë 8 vjet edhe thotë kjo është gjysma e rrugës tonë do edhe tetë vjet të tjera të na shtypi, të na vrasi. Ne mblidhemi këtu dhe vdesim nga virusi se sa të shtypemi nga ai.
Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë ditë çlirimi për të gjithë shqiptarët dhe për socialistët dhe ju jap fjalën. Unë do punoj për të gjithë, do punoj edhe për socialistët, do punoj për të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi vëllezër dhe motra dhe me 25 fitojnë të gjithë shqiptarët!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY