Astrazeneca kufizohet sërish në Gjermani dhe Francë

Astrazeneca kufizohet sërish në Gjermani dhe Francë

142
0
Shares

Qytetet gjermane të Berlinit dhe Mynihut ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit te personat nën 60 vjeç, për shkak të raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku, raportoi sot Evropa e Lirë.

Rregullatori gjerman i ilaçeve, Instituti Paul Ehrlich, tha të martën se ka zbuluar 31 raste të mpiksjes së gjakut, të njohur si trombozë e venave të sinusit cerebral, në mesin e afro 2.7 milionë njerëzve që kanë marrë vaksinën Astra -Zeneca në Gjermani.

Pothuajse të gjitha rastet janë gra të moshës së re dhe të mesme.

“Ne jemi duke ndaluar vaksinimet me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç”, tha ministri i Shëndetësisë në Berlin, Dilek Kalayci.

Kanadaja gjithashtu pezulloi përdorimin e AstraZeneca-s te personat nën 55 vjeç. Njësoj edhe Franca.

Kompania anglo-suedeze AstraZeneca, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tha se rregullatorët ndërkombëtarë kanë konstatuar se përfitimet e vaksinës janë më të mëdha se rreziqet.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet gjermane për të adresuar çdo pyetje që mund të kenë”, tha AstraZeneca.

Këtë muaj, disa vende në Evropë kanë pezulluar tërësisht përdorimin e AstraZeneca-s, pas raporteve se disa persona kanë pësuar mpiksje gjaku, pasi janë vaksinuar.

Agjencia Evropiane e Barnave, pas një rishikimi të vaksinës, ka konstatuar se ajo është e sigurt dhe efektive dhe përdorimi i saj ka rinisur.

Në Mbretërinë e Bashkuar janë dhënë 11 milionë doza të AstraZeneca-s dhe autoritetet kanë raportuar për pesë raste të mpiksjes së gjakut – njëri prej tyre fatal. /Rel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY