Vjosa Osmani Presidente? E sigurtë në raundin e tretë

Vjosa Osmani Presidente? E sigurtë në raundin e tretë

114
0
Shares

LDK mund të mos e votojë Vjosa Osmanin për Presidente pot të paktën do i plotësojë asaj kuorumin për tu votuar.

Ajo që dihet dwei tani është se LDK do të jetë në seancën për zgjedhjen e Presidentir , një ndihmë jo e vogël kur PDK nukndo jerë prezente dhe ndoshat edhe AAK dje lista serbe.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se LDK-ja do të qëndrojë në sallë gjatë votimit të presidentit.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja e LDK-së në seancën e zgjedhjes së presidentit të jetë në frymën kushtetuese duke evituar çdo lloj obstruksioni eventual institucional dhe duke krijuar frymë dhe angazhim politik për një stabilitet në këtë vend.  Ne do të punojmë që të dalim unanim në këtë çështje. Procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të mbyllet në afate kushtetuese dhe në frymën kushtetuese. Nesër do të bisedojmë me deputetët pasi ata kanë edhe përgjegjësi institucionale. LDK do të ketë rol konstruktiv në funksion të stabilitetit në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjes së institucioneve të reja,”-ka thënë ai.

Nëse LDK nuk do ishte më sallë, Presidenti mund të mos zgjidhej dhe vendi do të kalonte në zgjedhje të parakohshme pas 45 ditësh ndërkohë që do të rrëzonte Kurrin për të dytën herë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY