Publikohet aplikacioni i vaksinimit në e-Albania, hapat që ndiqen

Publikohet aplikacioni i vaksinimit në e-Albania, hapat që ndiqen

261
0
Shares

Nisin aplikimet në e-Albania për të bërë vaksinën anti-Covid. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video tutorial e cila të tregon hap pas hapi se si të aplikosh online për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Hapat e procedurës:

1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

2.Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;

3.Klikoni butonin “Përdor”;

4.Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin “Dërgo”;

5.Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke monitoruar vaksinimin nga sheshi ‘Skënderbe’, u bëri thirrje qytetarëve që të lidhen me mjekun e familjes dhe të bëjnë një regjistrim në e-Albania.

“Procesi i vaksinimit ka nisur normalisht. Do ta përfundojmë këtë betejë. Po vijojmë me synimin për të arritur vaksinimet që kemi vënë synim. Duhet të theksoj se të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen dhe duan të dinë se kur u vjen radha për tu vaksinuar, duhet të lidhen me mjekun familjar ose të bëjnë një regjistrim në E-Albania. Procesi po monitorohet dhe për efektet anësore. Ne e dinim që do të vinte shumë shpejt dita që do të arrinim këtu. Që në momentin e nisjes së pandemisë, kemi ecur me planin e veprimit, me strategji. kemi kapacitete për të arritur deri në 15 mijë të vaksinuar në ditë, në varësi të vaksinës, do ta rrisim numrin,”- tha Manastirliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY