Londra, asnjë vdekje nga covid, hera e dytë që nga nisja e...

Londra, asnjë vdekje nga covid, hera e dytë që nga nisja e pandemisë

73
0
Shares

Londra nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19 këtë të hënë, kjo dita e dytë që ndodh në të gjithë periudhën e pandemisë.

Statistikat zyrtare treguan se nuk ka asnjë fatalitet në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, ndërkohë që në të gjithë Britaninë e Madhe u shënuan 19 vdekje.

Lajmi vjen pasi këtë të hënë u lehtësuan masat e marra për pandeminë, duke lejuar grupe deri në 6 persona. Vendi u fut në karantinë totale në fillim të Janarit, pasi u evidentua një variant i ri i koronavirusit. Që prej asaj kohe, disa vende të BE mbyllën kufijtë, mes tyre edhe Shqipëria.

Vendi ynë ende mban të izoluar udhëtimet nga Britania. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY