ERION DASHO/ Borati vaksinator!

ERION DASHO/ Borati vaksinator!

68
0
Shares

Tirana ka 11 poliklinika parësori dhe 3 poliklinika specialitesh, secila prej të cilave me të paktën 20 deri 50 kabinete vizitash.

Me mbi 500 poste vaksinimi dhe duke llogaritur 20 persona të vaksinuar për post (një objektiv minimal duke supozuar 10 orë punë dhe 30 minuta kohë për vaksinimin e një personi), Tirana mund të vaksinojë qetësisht 10 mijë persona në ditë.

Pa grumbullime, pa ekspozime të panevojshme, pa zhurmë!

Borat,

Nëse të dhimbsen realisht “gjyshërit”, nëse nuk do të marrësh në qafë shumë prej tyre nëpërmjet cirqeve dhe farsave të vaksinimit, lëri të qetë në përditshmërinë e tyre të marrjes së kujdesit shëndetësor aty ku janë të regjistruar.

Ty sot etja për pushtet të ka errësuar mendjen dhe vaksinimin me vaksinën kineze me 50% efektshmëri e quan si arritjen e jetës tënde, si mjetin me të cilin shpreson të mbulosh 8 vite dështime në qeverisje dhe 1 vit krime kundër shëndetit dhe jetës së bashkëqytetarëve të tu.

Nuk do të mundesh, Borat! Dhe për këtë përzierje të sotme midis demagogjisë dhe patetizmit do të japësh llogari! Sidomos në se midis gjyshërve të sotëm do të ketë infektime dhe humbje jete!

Sepse nuk fitohen vota në kurriz të jetës së të moshuarve, Borat…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY