TIRANË/ Hapet për makinat Unaza nga TEG deri në Farkë

TIRANË/ Hapet për makinat Unaza nga TEG deri në Farkë

238
0
Shares

Udhëtarja e parë nga TEG në Farkë

Qeveria vendosi të hapë segmentin e Unazës së Tiranës nga TEG deri në Farkë. Lëvizja e automjeteve që synojnë poligrafikun, kombinatin e autotraktorëve dhe një pjesë të Ali Demit mund të hyjnë shumë më lehtë përmes këtij segmenti të ri.
Segmenti kishte përfunduar prej kohësh por u prit lidhja me rrugën që të çon në poligrafik e më pas bregut të Lanës tek Brryli.

Njoftimi i ministrisë:

Ministrja Belinda Balluku së bashku me Drejtorin e ARRSH-së Ergys Verdho bënë të ditur njoftimin për hapjen e një tjetër segmenti të Unazës së Madhe të 📍Tiranës, i cili tashmë është në dispozicion të drejtuesve të automjeteve. Segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri te Mbikalimi i Farkës është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve, duke lehtësuar🚦trafikun në këtë pjesë të kryeqytetit. Vijojmë punën që kjo vepër e rëndësishme për Tiranën dhe jo vetëm të jetë plotësisht e përfunduar brenda aftit të premtuar.
#skakohëpërpushim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY