Sa bëjnë 7×7? Basha këmben ‘njohuri matematike’ me një fëmijë në Tiranë

Sa bëjnë 7×7? Basha këmben ‘njohuri matematike’ me një fëmijë në Tiranë

53
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka gjetur momentin për të ironizuar Ramën që përmend shpesh një lapsus të Bashës në parlament para disa vitesh.

Basha gjatë takimit me bizneset në Tiranë, është takuar me një fëmijë 8-vjec me të cilin ka konsumuar edhe batuta.

Pasi vogëlushi i tregoi Bashës se lënda e tij e preferuar në shkollë është matematika. Menjëherë pas kësaj, Basha e pyeti se sa bëjnë 7X7 dhe iu përgjigj po vetë me batutë se bëjnë 42, por më pas e korrigjoi dhe tha se bëjnë 39.

Biseda e Bashës me 8 vjeçarin:

LULZIM BASHA: Përshëndetje mirëse ju gjej, si jeni, a jeni mirë. Kush është ky bukurosh? Si e ke emrin

FËMIJA: Unë jam Klajdi dhe jam 8 vjeç.

LULZIM BASHA: U bëfsh edhe 128 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë.

FËMIJA: Në klasë të dytë.

LULZIM BASHA: Po mësimet me çfarë po i bën?

FËMIJA: Po i bëj në shkollë.

LULZIM BASHA: Cila është lënda e preferuar?

FËMIJA: Matematika.

LULZIM BASHA: Je i mirë në matematikë? Sa bëjnë 7×7?

FËMIJA: S’kemi arritur akoma tek shumëzimi.

LULZIM BASHA: 42! Jo jo jo, bëjnë 49. Hahahaha. U kënaqa që të takova. Mirupafshim. Ju uroj shëndet e gjithë të mirat. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY