Vritet me thikë një i ri shqiptar në Londër, në pranga një...

Vritet me thikë një i ri shqiptar në Londër, në pranga një burrë dhe një femër për vrasjen

309
0
Shares

Një i ri shqiptar u godit për vdekje me thikë në perëndim të Londrës. Detektivët e vrasjes arrestuan dy persona.

Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje në Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të hënën. Policia u thirr dhe gjeti Gecin dhe një të ri tjetër shqiptar, gjithashtu në të njëzetat, të plagosur me thikë.

Përkundër përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes në 4.23 të mëngjesit. Shqiptari i dytë u dërgua në spital ku mori kurimin e nevojshëm dhe u largua prej andej.

Të enjten, një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes. Një grua, 27 vjeçre, u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj autorit. Të dy qëndrojnë në paraburgim në një stacion policie në jug-perëndim të Londrës.

“Me hidhërim te thellë ju lajmëroj se ka ndërruar jete vëllai im Renato Geci. Qofsh banor i Xhenetit Vlla. (ne do te qëndrojmë te forte për ty se ashtu ke dashtë gjithmonë te na shohësh ). Gjithmonë do ti shtrëngoj fort ne zemrën teme kujtimet e tua, e do te te thërras, o Neni Vogël”- shkruan vëllai i tij cituar nga mediat britanike. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY