ITALI/ 43 vjeçari shqiptar humb jetën nga covid, pak ditë pasi humbi...

ITALI/ 43 vjeçari shqiptar humb jetën nga covid, pak ditë pasi humbi prindërit e infektuar

155
0
Shares

Një 43 vjeçar shqiptar, Ilia Moçka humbi jetën nga covid në Itali vetëm pak ditë pasi dy prindërit i vdiqën po ashtu nga covid, raportojnë mediat italiane.

Ai u shtrua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë progresive derisa humbi jetën.

“Do me mungosh shumë Ilia Moçka dua të kujtoj gjithmonë kështu të qeshur dhe te gezua te kisha si vellan tim, ma këpute zemrën. Lamtumirë dhe i pa harruar qofsh.», shkruan Olsi një i afërm i tij.

Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan kushëriri i 43-vjeçarit në profilin e tij, cituar nga mediat italiane. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY