Zjarri në magazinën e Casa Italia mezi po kontrollohet, policia mohon të...

Zjarri në magazinën e Casa Italia mezi po kontrollohet, policia mohon të jenë bllokuar njerëz

750
0
Shares

Një magazinë e qendrës tregtare “Casa Italia” është përfshirë nga flakët dhe prej 2 orësh po digjet. Fillimisht u raportua se një person, punonjës në magazinë, është bllokuara brenda magazinës që është në flakë, por këto lajme u mohuan nga drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj.

Policia dhe zjarrfikëset kanë rrethuar të gjithë qendrën tregtare. Për shkak të pozicionit ku gjendet magazine, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve.

Në video dëgjohet edhe njerëz që bërtasin dhe kërkojnë shpjegime për të afërmit e tyre, të cilët mund të rrezikohen nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht raportohet se një defekt elektrik mund të ketë bërë të mundur aktivizimin e flakëve.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj ka mohuar gjatë një interviste për report tv që zjarri në magazinën e qendrës tregatre të ketë shkaktuar dëme në njerëz. “Kemi më shumë se 2 orë që po punojmë dhe jemi drejt vënies në kotroll  të situatës. Zjarri është shumë i rrezikshëm. Për momentin duhet teë eleminojmë zjarrin, për shkaqet do flasim më vonë. Në magazinë nuk ka shumë flakë por është amienti i mbushur me tym, vetë pozicioni i magazinës nuk lejon që zjarri të marrë përmasa të mëdha por ka tym. Por kjo situatë është duke kaluar. Për pak kohë jemi duke e vënë në kontroll,”– tha ai.

00:00

00:18

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY