Kantina spitalore në Fier drejt përfundimit, thirrje mjekëve për aplikim

Kantina spitalore në Fier drejt përfundimit, thirrje mjekëve për aplikim

184
0
Shares

Kantina spitalore, i ashtuquajturi Spitali Memorial i Fierit është  drejt përfundimit, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bën thirrje profesionistëve të shëndetit të aplikojnë për punë.

Spitali Rajonal Memorial, i cili i ngjan shumë një spitali fushor ushtarak, do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Kantina do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë.

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial në Fier, mund të gjejnë thirrjen në linkun e mëposhtëm:
https://shendetesia.gov.al/aplikime-per-spitalin-memorial-fier/

Ndërtimi në përfundim është një nga dhuratat elektorale të Erdogan për Ramën. Presidenti turk ka ndërhyrë edhe në zgjeshjet e 2017. Ndërsa po investon në spitalin fushor pi vonon oërfundimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë deei në drejtimin e komunitetit mysliman nga njerëz rë lidhur politikisht me regjimin e tij në Turqi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY