Arian Çani trondit me analizën: Duhet të ndodhë një vrasje e madhe...

Arian Çani trondit me analizën: Duhet të ndodhë një vrasje e madhe që të bëjë ndryshimin

369
0
Shares

Gazetari Arian Çani, ka thënë se do të jetë “lajm i mirë” per vendin nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje gjatë një interviste që ka dhënë për “MCN TV”.

Sipaa tij pa një  ngjarje të madhe gjatë fushatës nuk do të ketë ndryshim duke shtuar se një akt i rëndë mund të ndryshonte rrjedhën.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetje: Si e parashikoni fushatën?

Çani: Nuk bëj dot parashikim. Skenari më i keq është se ka një përplasje ende pa nisur fushata. Unë them do jetë “lajm i mirë” nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje. Fatkeqësisht vetëm një vrasje e madhe e bujshme e nivelit të lartë do të fusë Shqipërinë në një epokë të re, që mund të jetë e mirë ose e keqe. Pa kryer një akt të madh politik, të fortë, mendoj se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga fushatat e tjera. Vetëm një akt i rëndë e bën fushatën interesante. Uroj të mos ndodhë, por do ta fusë vendin në shina të reja, se edhe kështu është trishtim i madh, është bërë rutinë. Mcn, m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY