Reagon gazetari, nënkryetari serb mori me shumë vota se kryetari shqiptar

Reagon gazetari, nënkryetari serb mori me shumë vota se kryetari shqiptar

46
0
Shares

Gazetari nga Kosova Enver Robelli ka reaguar pas votimit për kryetar e nënkyetar parlamenti në Kosovë ku nënkryetari i propozuar serb u votua më shumë se kryetari i propozuar nga VV.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar i Listës Serbe, Sllavko Simiq i cili mori 91 vota.

Postimi i plotë:

Se ku ka arritur përçarja, polarizimi, urrejtja, inatet e mosdurimi në skenën politike shqiptare të Kosovës e tregon ky fakt: kandidati i Listës Serbe Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës mori 91 vota. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, Glauk Konjufca, mori 69 vota, mjaft për të marrë postin, por 22 vota më pak se kandidati serb për nënkryetar. E kjo është e mundur sepse ka deputetë shqiptarë që më lehtë e kanë të votojnë për Sllavko Simiqin se për Glauk Konjufcën. Përndryshe deputeti i pakicës serbe që e propozoi Simiqin nga foltorja ia futi një kunj parlamentit dhe opinionit, kur tha: “Para popullit serb” e propozojmë për kandidat për nënkryetar Sllavko Simiqin, thua se Simiq po përfaqëson “popullin serb” në Kuvend dhe jo pakicën serbe të Republikës së Kosovës. Është shumë e kuptueshme që opozita të votojë kundër qeverisë së re, por të tregohet kaq e “kujdesshme” për “segregacion etnik” gjatë një votimi tejet formal, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, kjo tregon, siç u tha në fillim, për një dominim të inatit irracional ndërshqiptar. A është risi kjo? Jo. Këso apo poshtërsi të ngjashme kanë bërë deputetë të të gjitha partive shqiptare.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY