Mblidhet Parlamenti i Kosovës, nis krijimi i qeverisë Kurti 2

Mblidhet Parlamenti i Kosovës, nis krijimi i qeverisë Kurti 2

100
0
Shares

Ka nisur seanca për krijimin e qeverisë Kurti 2, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës së publikuar në mediat vendase, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet.

Pasi të gjithë të zgjedhurit nga populli më 14 mars të betohen, do të bëhet edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, post për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën. Deri më tani partitë e tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të emërohen si nënkryetarë të Kuvendit, ndërsa LDK-ja ka caktuar Kujtim Shalën. Post që e ka mbajtur edhe në legjislaturën e kaluar.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

Po ashtu kjo javë pra pritet të jetë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, pasi është caktuar që të thirret një seancë edhe për presidentin. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para kuvendit për votim.

Për shumicën parlamentare; Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është personi që duhet të qëndrojë në postin e kreut të shtetit, megjithatë duhen votat për të miratuar zgjedhjen e tyre. Edhe pse në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë 50,28% të votëbesimit sërish LVV-ja nuk mund ta zgjedhë e vetme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY