Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot. Duhet ta...

Flutura Acka: Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot. Duhet ta lexoje çdo shqiptar

98
0
Shares

Kandidatjabpër deputete e PD, Flutura Acka dhe njëkosisht botuesja e librit të Bashës Misioni Im ka bërë prezantimin e këtij libri. “Libri i Bashës, një traktat për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar”, thotl Açka.

Pjesë nga fjala e Açkës gjatë promovimit:

Më vjen mirë që takohemi në një ditë kaq të rëndësishme dhe pikërisht për një gjë të rëndësishme. Unë jam mësuar të promovoj libra shpesh me autorë shqiptarë edhe të huaj kështu që është rutinë për mua të prezantoj libra. Por sigurisht ky është një libër i veçantë dhe është një ditë e veçantë kështu që do të më duhet edhe mua të përmbaj një lloj emocioni për shkak të veçantisë që ka ky libër. Falënderoj edhe studentët që janë sot këtu. Do të donim të ishin shumë e më shumë por ju jeni zëri që e përçoni edhe tek ata kështu që ata janë të pranishëm përmes jush padiskutim sidomos në një shesh të tillë ku unë kam kaluar katër vite shumë të rëndësishme. Kur kam mbaruar fakultetin, dy vite më vonë ky shesh ishte qendra e demokracisë, por ama edhe atje ku ishim, unë që isha në Elbasan valët erdhën dhe ka qenë një gjë që na bën të mblidhemi sot, që na bën ta trajtojmë si agor këtë ditë sot, na bën të trajtojmë si agor këtë debat publik. Fillon me këtë libër, kanë qenë edhe libra të tjerë përpara, do të vazhdojë me libra të tjerë. Kështu që, debati publik, debati politik është një gjë shumë e shëndetshme për demokracinë dhe mendoj se ky libër është një ftesë për një debat publik dhe secili prej nesh është i pranishëm. Askush prej nesh qoftë ekonomist, qoftë edhe inxhinier, qoftë mjek, çfarëdo profesioni të ketë është pjesë e këtij debati publik shoqëror që është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë vetëm politikës sepse flasin politikanët dhe ia zënë vendin në agor, ia zënë vendin njerëzve të tjerë. Para shoqërisë dhe para demokracisë jemi që të gjithë të barabartë. Mendoj se ky libër e ka këtë ftesë publike. Para se të flas diçka për librin dhe do t’ia lë fjalën sigurisht zotit Basha të shpjegojë idetë e tij, qasjet e tij në këtë libër që janë të shumta që kanë të bëjnë me të gjitha fushat edhe ka edhe gjëra personale që janë shumë të rëndësishme megjithëse është treguar shumë i kursyer. Për shembull po të më kishte pyetur mua unë do të kisha dashur të fliste më shumë për veten, por ndoshta e ka lënë për një moment të dytë të hyjë më në thelbin e tij për gjëra më personale. Por ky është në formën e një, zoti Basha e ka quajtur letër e hapur shqiptareve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën. Pra kemi kaq shumë çështje për të diskutuar në këtë agor që na thërret të gjithëve të jemi të pranishëm. Pra se të flas diçka për librin do të doja t’ju falënderoja zoti Basha! Ne jemi takuar për disa arsye edhe në Elbasan për Ditën e Verës si elbasanase, edhe si zonjë në ditën e zonjave, jemi takuar sot edhe si botuese. Do të thotë që ndoshta edhe unë jam natyrë që merrem me shumë gjëra bashkë, por këtu jam në rolin e botueses edhe doja edhe në këtë rol t’ju falënderoja për besimin që më keni dhënë të përfaqësoj dhe të jem e pranishme në Elbasan, në një qytet ku kam lindur dhe aq i dashur, shumë determinant në jetën time, është jeta ime, Elbasani është jeta ime sepse dola nga Elbasani e bërë. Çfarëdo të ketë ndodhur më pas në jetën time vetëm ka qenë një konfigurim më i plotë, por në fakt unë jam Elbasani në një farë mënyre. Kështu që ju falënderoj shumë edhe shpresoj ta justifikoj me punë. Me korrektesë. E kam thënë edhe në bisedat e mia të përditshme me njerëz të zakonshëm ndoshta unë nuk e njoh politikën nga brenda, ndoshta unë nuk jam politikane e prerë për të dhënë premtime dhe gjëra të kësaj natyre që kanë të bëjnë me gjëra të mëdha ose qoftë më të vogla të mikroklimës shqiptare, por unë di të them që unë di të dëgjoj dhe unë ju kam thënë që unë mund të dëgjoj dhe shikoj se shqiptarët para së gjithash kanë nevojë që të dëgjohen dhe këtë gjë besoj se do ta bëj, të paktën këtë gjë do ta bëj mirë që është prapë pjesë e këtij debati për të cilin po flas. Kështu që ju falënderoj shumë për besim dhe shpresoj që ta justifikoj para së gjithash për elbasanasit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY