Mesohet qeveria e re e Kosovës, kush janë ministrat kryesorë

Mesohet qeveria e re e Kosovës, kush janë ministrat kryesorë

157
0
Shares

Glauk Konjufca do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetarja e Kuvendit që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alberie Nagavci.

“Ne tashmë i kemi numrat për votimin e qeverisë, përveç 58 deputetë të LVV, janë edhe 2 deputetë, Emilia Rexhepi dhe Elbert Krasqini, pra janë 60 deputetë. Kemi 3 deputetë të tjerë nga komunitet jo shumicë jo serbe”, u shpreh zonja Nagavci.

Zonja Nagavci ishte e rezervuar në dhënien e informacionit për postet e tjera të qeverisë, por tha se 5 gra do jenë pjese e qeverisë dhe njëra prej tyre do të drejtojë ministrinë e Punëve të Jashtme.

Euronews Albania ka arritur të mësojë disa prej emrave të kabinetit qeveritar ‘Kurti 2’.

Albin Kurti – Kryeministër

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër

Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme

Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës

Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Faton Peci – ministër i Bujqësisë

Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Dy nga minoriteti serb dhe një nga minoritetet e tjera

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 58 deputetë në kuvendin e ardhshëm, por për krijimin e qeverisë i duhen të paktën 61 vota.

Nagavci zbuloj dhe se ku do t’i marrin votat e nevojshme për qeverinë.

Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i qeverisë së re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY