DETAJET/ Thellohet tragjedia ne Sheq i Madh në Fier, gjendet pa jetë...

DETAJET/ Thellohet tragjedia ne Sheq i Madh në Fier, gjendet pa jetë edhe Demokrat Medinaj

462
0
Shares

Është gjetur pa jetë sot Demokrat Medinaj, 29 vjeçari që vrau një ditë më parë të shoqen me 31 goditje thike në sy të fëmijëve.

Lajmi është njoftuar nga policia . Trupi i Medibaj është gjetur në vendin e quajtur Vija e Ngjalës dhe nuk ka shenja dhune.

“Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY