Horoskopi, 18 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 18 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

371
0
Shares

Dashi
Venusi do ju mbështesë ne mënyrë te pakushtëzuar gjate gjithë kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Partneri do ju besoje tërësisht dhe do jete gati te filloje një lidhje serioze me ju. Beqaret do jene me fat dhe do mund te ndryshojnë statusin e tyre. Duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi qe do iu jepet. Financat nuk do jene aspak te këqija kështu qe mund te përfitoni për te kryer ndonjë investim.

Demi
Dite përgjithësisht harmonike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni ne humor te mire dhe do doni gjithë kohës t’ia plotësoni edhe partnerit dëshirat. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do hedhin hapa te nxituara. Do bëjnë mire. Ne planin financiar do keni dëshira te çmendura dhe ka rrezik qe gjendja te përkeqësohet tej mase.

Binjaket
Kjo dite do jete shume e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe dëshirat me te zjarrta do mund t’iu plotësohen një e nga një. Beqaret do jene me fat dhe do realizojnë një takim fantastik. Personin ne fjale e kane njohur shume herët, por kurrë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar shmangni çdo lloj transaksioni sepse përndryshe mund te pendoheni.

Gaforrja
Tregohuni me te vëmendshëm ndaj partnerit tuaj sot dhe mos e lini për asnjë çast te mërzitet. Ai do ketë me te vërtetë shume nevoje për ju. Beqareve do ju bëhen disa propozime te mrekullueshme prej te cilave duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar do gaboni rende po u nxituat. Mundohuni t’i riorganizoni edhe njëherë te ardhurat qe keni.

Luani
Do keni çështje shume te rëndësishme sot për te zgjidhur ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni me tepër kohe me partnerin. Te dy do jeni te matur dhe nuk do bëni aspak gabime. Beqaret do kenë qe ne mëngjes disa takime interesante, prej te cilave mund t’iu ndryshoje statusi. financat do i keni gjithë kohës ne vëmendje. Fatmirësisht situata nuk do jete aspak problematike.

Virgjeresha
Ata qe janë çift do i zgjidhin njëherë e mire te gjitha problemet qe kane pasur dhe do reflektojnë me kujdes për te ardhmen. Mund te merren edhe vendime. Do e gjeni personin tuaj te ëndrrave gjate kësaj dite ju beqaret dhe do ndiheni me mire se kurrë me pare. Financat nuk do jene aspak ne një gjendje te qëndrueshme dhe stabilizimi i tyre do jete një sfide pe ju.

Peshorja Tregohuni sa me diplomate sot juve qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe mund te keni probleme serioze me personin qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mire edhe me statusin qe kane prandaj nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Buxhetin menaxhojeni me kujdes sepse gabimi me i vogël do sjelle pasoja fatale. Mendoni edhe për te ardhmen nga pak.

Akrepi
Rutina po ju mërzit çdo dite e me shume? Doni te ndryshoni gjithçka dhe te harroni problemet? Për këtë duhet te flisni sa me hapur me partnerin dhe te bashkëpunoni me te. Beqaret nuk do ndihen mire me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm. Ne planin financiar fatmirësisht fati do ju buzëqeshë. Gjendja do jete shume here me e mire se me pare.

Shigjetari
Nëse jeta juaj ne çift ka pasur disa probleme kohet e fundit, sot fati do jete ne anën tuaj. Gjithçka do zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do afrohen mjaft me dike te cilin me pare e kane pasur inat dhe kane debatuar shpesh. Ja qe jetës asnjëherë nuk i dihet. Financat do jene me te mira se me pare. Do arrini te hiqni mënjanë edhe disa para.

Bricjapi
Duhet te tregoheni me te matur sot juve qe jeni ne një lidhje sepse përndryshe mund te keni edhe vështirësi me personin qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te mërzitshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Rutina do mbizotërojë gjithë kohës. Te ardhurat do përmirësohet tej mase dhe kjo fale gjithë përpjekjeve dhe mundin qe keni harxhuar këto kohe.

Ujori
Nuk do keni shume besim tek partneri gjate kësaj dite dhe kjo do ju shtyje ta kontrolloni atë here pas here. Ne fakt e mira është t’i flisni hapur qe t’i zgjidhni te gjitha dyshimet. Beqaret do kenë veç mundësi për takime kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar gjerat do ecin mjaft mire. Do dini çfarë hapa te hidhni dhe nuk priten aspak probleme.

Peshqit
Edhe pse mund te jeni shume te dashuruar me personin qe keni ne krah, duhet patjetër te tregoheni te matur gjate kësaj dite. Situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Beqaret do pëlqejnë shume persona njëkohësisht dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë me pas. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe derisa gjendja te stabilizohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY