“Në mes të Tiranës, shtëpitë drejt shembjes nga dëmet e tërmetit”

“Në mes të Tiranës, shtëpitë drejt shembjes nga dëmet e tërmetit”

229
0
Shares

Në mes të Tiranës banorëve autoktonë u rrezikohet jeta, bashkia hesht për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, konstaton kandidati për deputet Alfred Rushaj.

Postimi i Rushaj:

Në mes të Tiranës, fare pranë Medresesë banorëve autoktonë u rrezikohet jeta por Bashkia e Tiranës hesht për të ndihmuar banorët qe jetojnë me frikë brenda shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
Nga momenti në moment shtëpive mund t’u rrëzohen çatitë apo bien muret.
Këto janë pamjet flagrante se si banorëve nuk u është dhënë asnjë ndihmë për shtëpitë që kanë të shembura trarët dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha në mure.
E gjithë zona ka shtëpi të vjetra karakteristike tiranase por me sa duket vlerësuesit e bashkisë nuk e shohin të arsyeshme të nxitojnë për t’i shpëtuar.
Përreth ndërtuesit e rinj kanë ngritur pallatet shumëkatëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY