Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës

85
0
Shares

Inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka kërkuar procedim disiplinor dhe shkarkim nga detyra për prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

Metani ka paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë parashtresën lidhur me kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Memia.

Metani shprehet se veprimet e kryera nga ana e Memisë janë bërë me dashje, ndaj kërkon nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të pranohet kërkesa për fillimin e procedimit disiplinor ndaj Memisë.

“Hetimi i kryer nga ILD arrin në konkluzionin se shkeljet disiplinore janë kryer nga ana e magjistratit B.M. me “dashje direkte”. Kërkojmë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të administrojë provat e paraqitura dhe të pranojë kërkesën së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Bujar Memia, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç”, “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, deklaron Metani.

Një nga argumentat e Metanit është edhe lirimi me kusht i Hekuran Billës që më pas u vra në Tiranë.

“Zhvillimi i procedurave me objekt “Lirim me kusht” nga ana e gjykatës si dhe mungesa e ankimimeve të këtyre vendimeve është shoqëruar me një pasqyrim të gjerë mediatik, duke risjellë veprat penale të personazheve në fjalë. Mediat përmes raportimeve, analizave apo emisioneve të posaçme kanë ndjekur me vëmendje ecurinë e veprimeve me lirimet e tyre. Rrjedhimisht, sjellja konkrete jo vetëm e gjykatës, por dhe pasiviteti dhe mosveprimi i prokurorit për të kontrolluar ligjshmërinë e kësaj vendimarrje ndikoi në uljen e besimit publik tek sistemi gjyqësor, dhe nxiti hakmarrjen ndaj të dënuarit. Është fakt i njohur tashmë, ekzekutimi i të dënuarit H.B. më datë 11.06.2020”, thekson Metani në relacionin e tij.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY