Basha, takime në Shkodër: Rama ua merr taksat gjithë shqiptarëve dhe ua...

Basha, takime në Shkodër: Rama ua merr taksat gjithë shqiptarëve dhe ua jep 5 oligarkëve

75
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku ka zhvilluar takime me personalitete të këtij qyteti. Në bisedën që patën me kryetarin e opozitës, ata shprehën indinjatën ndaj qeverisë për prishjen e imazhit jo vetëm të Shkodrës por të të gjithë Shqipërisë në këto 8 vite në çdo fushë.

Zef Deda: E shёtita tёrё botёn e pashё. Njё njeri kёtu nё Shkodёr, mё tha njё skeptik, mё tha: jo Zef ёshtё nё krizё dhe teatri. Jo i thashё unё ti se ke parё teatrin. Kam qenё nё teatrin filan. Lёre mo teatrin filan aty ka bosa brenda i thashё. I thashё dёgjo kёtu, Zefin nё njё subvencion si e merr ai i jashtёm nё shtetin mёmё tё cilёn bёhen bashkё për të paguar aktorin, kёtu 500 mijё lekё, e zёmё, ai tё jep tё bukurёn, tё gjithё me regjisorin, drejtoreshёn i lebetisin. Unë kam dhënë shfaqje në bllok të këtyre dhe e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë, dikush i hedhur. Ky më i hedhuri nga të gjithë, ky vishte këmisha me lule, ky pinte mariauana, ky tallej me të madhin me të voglin, me të gjithë bijtë byrosë politike, tallej me ata. Është tallur me babain e tij, me nënën e tij me fëmijën e vet. Me të ardhur keq se nuk është ai, është i marri që ka hyrë midis. Rëndësi ka çfarë thotë Europa për ne. Pse jemi ne kaq mbrapsht? Pse Zvicra të jenë më para se ne? Se ata janë më të mençur se ne, se ata nuk grinden ndërsa ne grindemi, kush është i parë kush është i dytë që në 1912. Megjithatë, në qoftë se këta 15 kushte Europiane janë krejt jetike për një popull për një komb i cila ka një vitalitet të jashtë zakonshëm me e zhvillu vendin e vetë dhe e do kaq shumë , është patriot. Kur s’ka me ça furnizohet. Tani furnizimi nga vjen. Ne kemi nëntokën e pasur. Merre nëntokën mos ja lërë hajdutit dhe rrugaçit por jepja atij që e punon aq bukur si tokën me misër, me grurë e lule diellit ashtu edhe atë me ar, me bronx e me të gjitha. Ata të marrin përqindjet e tyre, e të mbërrijnë më tej te e ardhmja. Ato 15 kushtet që thotë Europa janë kaq jetike, logjike dhe me ligjshmëri demokratike të cilat janë kaq të afta, kemi njerëz të aftë ne siç po vini ju edhe do zoti bëhet ajo batuta e tmerrshme që i tmerroj komunistët e tha “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ty ta prift zoti mbarë dhe të gjithë ekipit të fuqishëm. T’i marrësh prej Shkodre, prej Korçë , prej Gjirokastre prej gjithë Shqipërisë më të mirët e zgjedhur dhe tepër, tepër intelektualët edhe patriotët e ti realizojmë të gjitha këto që janë angazhuar, sepse ashtu e do Shqipëria e pasur e bukur dhe e mrekullueshme dhe të filloni urgjentisht të plotësoni 5 nga 15 kushtet që ata nuk e realizojnë kurrë. Se të jetë jeta nuk e realizojnë, se duan vetëm Kinën dhe Azinë vogël, Azinë mizerabël nuk duan përparimin europian, se dhe komunistët europian i kanë vrarë ata, megjithatë vjen momenti në qoftë se realizohet përveç NATO-s, heqjes së vizave, na fusni edhe ne Europë.

Rirta Gjeka: Urrejtjen që ai ka për teatrin dhe e ka çuar në atë gradë, të njëjtën urrejtje ka dhe për Shkodrën. Kështu që i bie me bërë dhe një zotim tjetër me e parë Shkodrën paksa me hatër sa është nevoja. PD-ja në Shkodër duhet me vu dorën, për mos me bërë krahasimin se s’është e bukur me bë krahasime. Të paktën sa ka bërë PS-ja në Korçë. Më vjen keq me e thënë këtë se dhe Korça është një qytet që meriton pa asnjë diskutim, por unë e marr gjithmonë, thash më vjen keq që e marr vetëm me kulturën sepse në Korçë ka 12 festivale të cilat financohen nga shteti. Se ku i gjen lekët shteti për të financuar në Korçë, por as edhe një në Shkodër, të cilat vjen prej kësaj, se ne flasim po mbetet djepi i kulturës por edhe të shumë gjërave.

Asim Belino: Basha unë jam Asim Belino. Shkodra ka nevojë për sport! Shkodra ka nevojë për sport se sporti është ambasadori kryesor i një kombi që përfaqëson. Shkodra nuk ka një pallat sporti dinjitoz por një pallat sa për stërvitje. Sallat që ka stadiumi që i famshmi dy metrosh i la bosh sallat dhe ato salla nuk janë vënë në shërbim akoma edhe sot. Unë mendoj që duhet të vihet dorë dhe ato salla të bëhen të gjitha për stërvitje. Të gjitha sportet të Shkodrës të shkojnë me sportet ku kanë qenë jo të mbetet Shkodra në regres. Prandaj Shkodra në sport është djepi i kulturës. Shkodra ka qenë gjithmonë në vite me radhë furnizuesi më i madh i ekipeve kombëtare. Tani Shkodra s’ka salla. Pse s’ka salla, nuk ka fonde, nuk ka gjë. Të lutem, ardhja juaj si kryeministër vini dorë mbi sportin. Sporti është gjithçka, është jeta, rinia, kultura.

Muhamed Bushati: Unë jam mjek gjinekolog. Do ta kap tek pandemia, prandaj dhe më dhemb shpirti. Më dhimbsen kolegë të mi, të Shkodrës, të cilët pa përjashtim janë të infektuar nga COVID-I, 80-90% e tyre. Pse? Menaxhimi ka qenë skandaloz. Për dy arsye. E para, mbrojtja e personelit shëndetësor. Siç e ka mbrojtur veten zonja Çomo në spital, të kishte mbrojtur edhe gjithë mjekët e gjithë republikës që ata të mos ishin infektuar. Nuk kam gjë me zonjën Çomo në aspektin tekstin profesional, zonjë e nderuar, tëra të mirat. Se nuk e njoh fare, por në aspektin si eksperte e komitetit teknik e duhet të kishte çuar zërin, e të kishte thënë siç mbrohen unë me kolegët e mi të spitalit COVID 1, mbroni kolegët e mi në tërë republikën, qoftë mjeku i lagjes ose shërbimi parësor që e quajnë në kuptimin, ose mjeku i familjes, qoftë mjeku në spital.

Lulzim Basha: Po edhe i dhemb dhe padiskutim që diskriminimet që i ka bërë Shkodrës dhe gjithë veriut do t’i vijë fundi. Por po them që asnjë shqiptarë sot nga Shkodra në Vlorë, nga Vermoshi në Konispol nuk ndihet i pa diskriminuar nga Edi Rama, se diskriminimi më i madh është kur taksat ja merr të gjithëve dhe taksat dhe përfitimet ja jep një grushti njerëzish dhe kjo ka ndodh Shqipëria është sot çifligu i Edi Ramës dhe 5 oligarkëve. Së pari, do t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, një fytyrë njeriu politikës dhe jemi përpjek ta bëjmë këtë besoj me sukses me listën e kandidatëve që kemi prezantuar në të gjithë Shqipërinë. Së dyti. institucioneve ja kthejmë njerëzve sepse është pikërisht fytyra jo njerëzore e politikës që i ka shkatërruar institucionet dhe i ka kthyer në anekse të politikanëve të këqij e të mbrapshtë si Edi Rama. Ne institucioneve do t’ja kthejmë njerëzve, institucioneve ekzistojnë që t’i shërbejnë njerëzve dhe pikërisht më një fytyrë njerëzore. Me institucione që i shërbejnë njerëzve do fillojnë të ecin të gjitha, ekonomia e para, që të jemi të sinqertë se unë jam me njerëzit e kulturës dhe të artit këtu, por problemi më i madh dhe kryesor i njerëzve është ekonomia, papunësia është rrit në nivele të frikshme, është varfëria që ka arrit nivele ekstreme është kostoja e jetës që është bërë e papërballueshme, janë taksat të cilat janë më të lartat në Ballkan, përfshi këtu dhe taksat e karburantit. A ka mundësi një vend me fuqi blerëse në Europë ta ketë karburantin më të shtrenjtë në botë, barazi me Suedinë dhe Singaporin. Pra prioriteti i parë është ekonomia dhe ndaj unë e kam vendos gjithë fokusin e planit e programit te ekonomia. Por ju kam thënë, e kam thënë dhe publikisht nuk do të jemi vetëm qeveria e ekonomisë dhe nuk do të jem vetëm kryeministri i ekonomisë, do të jem dhe kryeministri i dijes dhe kur themi dije themi dhe art e kulturë dhe sport. Flasim për shembull, flasim për shkollën se këtu fillon gjithçka, këtu fillon që të mbarojë pastaj tek eliksiri apo tek maja që është arti, performimi, piktura, teatri, kinematografia. Por fillon tek fëmijët, fëmijët duhet të kenë një arsimim ku të ketë kujdes edhe për mendjen edhe për shpirtin edhe për trupin, për të 3 komponentët. Ndërkohë që arti, kultura dhe sporti janë lënë mbas dore në shkollat tona, prandaj një vëmendje të veçantë artit dhe kulturës i duhet kushtuar që në arsimin parauniversitar madje që tek parashkollori. Ne do ta shtojmë, orari arsimor do të zgjatet deri në orën 4, do të kërkojë investime sepse do të kërkojë të marri instruktorë, mësues, në veçanti nga fushat e artit sportit të gjuhëve të huaja të teknologjisë së informacionit. dhe sa i takon pandemisë urgjentisht, urgjentisht do të merret në dorë situata duke bërë të gjitha ata që po bëjnë të gjitha vendet e tjera shumë më të zhvilluara se ne, prapë se prapë, testim, gjurmim, izolim, ngelet abc e përveç kësaj duhen trajnuar dhe duhen mbrojtur të gjithë mjekët në mënyrë që të luftohet pandemia kudo ku ndodhet dhe kryesorja ne po hartojmë me bashkëpunim midis ekipit të shëndetësisë dhe ekipit të ekonomisë, po hartojmë një plan të veçantë për rimbursimin e të gjithë atyre që janë kuruar në shtëpi sepse paratë që kanë harxhuar i kanë zhytur në borxh të thellë dhe po fillon të ndihet kjo, një ekonomi që ka qenë në krizë po fillon të ngrihet, si me thënë fundi i fundit dhe s’mund ta lejojmë këtë prandaj do të hartojmë një paketë të veçantë për rimbursimin e vërtetë të të gjithë atyre që janë zhytur ekonomikisht, janë mijëra familje që janë në faliment ekonomik. Ky do jetë ndryshim i madh me 25 prill, lekët e shqiptarëve do të shkojnë te shqiptarët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY