KORÇË/ Mbush makinën me 26 emigrantë dhe vetë pa leje drejtimi

KORÇË/ Mbush makinën me 26 emigrantë dhe vetë pa leje drejtimi

52
0
Shares

Një person u vu në pranga pasi u kap duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, me një mjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Procedohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar të tij, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë dhe tjetri u shpall në kërkim.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve P. M., 17 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; K. R., 24 vjeç, banues në Korçë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., 24 vjeç, banues në Maliq.

Shërbimet e Policisë, kanë kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, në Maliq, mjetin furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P. M., i cili kundrejt shpërblimit po transportonte në drejtim të Tiranës, 26 emigrantë të paligjshëm. Nga kontrolli i dokumentacionit të 17-vjeçarit, rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet që shtetasit K. R.,(i arrestuar) dhe R. Ç., (i shpallur në kërkim) ishin bashkëpunëtorët e shtetasit P. M., në këtë veprimtari të paligjshme, njofton policia e Korçës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY