Etjen Shyti ne gjykatë, gjykata urdhëron mbrojtjen e familjes

Etjen Shyti ne gjykatë, gjykata urdhëron mbrojtjen e familjes

90
0
Shares

Etjen Shyti, i arrestuari si ekzekutor i biznesmenit Behar Sofia ishte sot në gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë.

Ai i shfaq me kokën e ulur dhe me maskën e zezë anti-Covid bashkë me tre të arrestuarit e tjerë. Skënder Vathi, i akuzuar si organizator, Leonar Xhixha, dhe Xhuljano Visha i akuzuar si ndërmjetës. Emrat e këtyre të treve dolën nga dëshmia e Shytit, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Skënder Vathi, i arrestuari që akuzohet se ka dhënë paratë për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar, Behar Sofias, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjes. Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, Vathi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Madje, ai është shprehur se nuk e njeh fare Ernejt Shytin, i cili është pikërisht personi që i nxorri emrin.

Nuk kam lidhje me vrasjen. Nuk e njoh fare Enejt Shytin,”– mësohet të ketë thënë Vathi.

Gjykata vendosi arrest me burg për të gjithë personat e përfshirë në vrasje si dhe mori në mbrojtje familjen e Shytit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY