Veliaj merr përsipër shtyrjen në listën humbëse të Majkos dhe Xhafës

Veliaj merr përsipër shtyrjen në listën humbëse të Majkos dhe Xhafës

491
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka marrë përsipër listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës duke deklaruar se nuk ka qënë Rama ai që i ka hartuar, ndërsa po fliste në një intervistë për emisionin “60 minuta” në Scan.

Veliaj tha se madje ka arritur edhe të kundërshtojë e refuzojë disa sugjerime të dhëna nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Kemi pasur një periudhë shumë të gjatë diskutimesh, shqyrtimesh ,sondazesh, fokus grupesh. Në finale i kam propozuar Kryeministrit atë listë, sigurisht që kemi pasur diskutime të vogla. Në pjesën më të madhe kam qenë unë që kam refuzuar edhe ndonjë sugjerim të kryeministrit edhe për persona të tjerë, ndoshta nga qytete të tjera apo qarqe të tjera trasnferimi. Ka qenë e gjitha e hapur dhe miqësore.

Kryeministri ka thënë se çfarë mendon se është e mirë nuk dua të insistoj pasi ke kaq kohë në tërren ndoshta gjykon më mirë se sa unë. Kështu që, jo vetëm që kam pasur mirekuptim nga kryeminstri, por kam pasur edhe një super mirëkuptim nga kolegët, të cilët pasi ne diskutuam strategjinë dhe secili kuptoi fabulën e kësaj beteje, jemi të 36 sot në terren dhe jam shumë i lumtur dhe kam për nder që punoj me këtë skuadër,”- tha Veliaj ndër të tjera.

Veliaj dhe Rama shtynë në zonën jofituese të listës, Fatmir Xhafën, Pandeli Majkon, Mimi Kodhelin.

Veliaj u ndihmua nga Majlo që të fitojë zgjedhjet në 2015 duke i dalë në krah pasi PS e Tiranës votoi Majkon dhe Blendi Klosin për garën e kryetarit të Bashkisë në Tiranë.

Ndërkaq marrëdhëniet e Velisë me Xhafën kanë qënë shumë të mira për sa kohë ishte ende ministër Saimir Tahiri. Veliaj dhe Saimir Tahiri kanë pasur konflikt të fortë mes tyre, deri edhe protesta kundër njëri tjetrit si ajo e Kombinatit kundër Velisë.

Kjo do të thotë se listat janl bërë nga Rama dhe jo Veliaj megjithëse kjo renditje fircon pozitat e Velisë në PS. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY