4 ish futbollistë humbasin jetën në një ditë, largohet edhe Sabri Peqini

4 ish futbollistë humbasin jetën në një ditë, largohet edhe Sabri Peqini

520
0
Shares

4 ish figura të futbollit shijakas në vite kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini i cili u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve.

Ndërsa është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Shijakut, Enver Drita.

Ndërkaq një tjetër ish futbollist ishte Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurrohet.

Ndërkaq u nda nga jeta edhe Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY