Basha bën akuzën e rëndë: Krerë të bandave darkojnë në restorantin privat...

Basha bën akuzën e rëndë: Krerë të bandave darkojnë në restorantin privat të Kryeministrisë. Tregon hotel Vollgën si simbol të qeverisë Rama

174
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se është një fakt që e dinë edhe shërbimet partnere, që “te restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë darkojnë krerët e bandave të Shqipërisë”.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, nese ja dorezon shtetin njerezve qe kane trafikaur vajzat e grate e Lezhes e gjithe Shqiperise, po drekove e darkove me ta, në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret ti te bejne specialistët e shtetit? Sic e di unë, sic e dine edhe sherbimet partnere, te restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë”, tha Basha gjatë takimeve në qytetin e Durrësit.

Basha ironizoi listën e kandidatëve të PS-së, duke u shprehur se “pasi e la Shqipërinë në dorë të bandave, Rama u thotë shqiptarëve që ndryshimi janë Çyrbet, Rrahman Rrajat e Lefter Kokat!”

“Ja ku është hotel Vollga shembulli i korrupsionit së kësaj qeverie dhe i bashkëpunimit me bandat.  Çyrbja është një nga kandidatët e Durrësit. Tani nuk e mbaj mend se cila nga bandat u përfshi në përplasjen fillestare, por po ju them që hotel Vollga është simboli, siç e ka lënë atë godinë të shkatërruar ashtu e ka lënë Shqipërinë Edi Rama, sepse e ka lënë në dorë të bandave.

Prap me Çyrbet, Rrahman Rrajat e Lefter Kokat i ka ardhur Durrësit dhe i thotë më votoni, më jepni edhe 4 vite të tjera, sepse ky është ndryshimi thotë. Ndryshimi që sjell Edi Rama, është Çyrbja, është Rraja, është Lefter Koka.

Ky është ndryshimi që Edi Rama i premton Durrësit. Ndërkohë që pronat e durrsakëve tjetërsohen. Në qendër të qytetit ka disa pallate që duan ti shkatërrojnë se i ka dëmtuar tërmeti, por në fakt duan ti grabisin për të bërë qendra tregtare.

Shikoni Hotel Vollgën edhe kuptoni se çfarë ka ndodhur në Shqipëri në 8 vite. 8 viteve të vështira po u afrohet fundi. 25 prilli është ditë ndryshimi. Pas reve të zeza të 8 vite ka një dritë ndryshimi”, u shpreh Basha.

Në vijim Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaj.

“Ndaj me mua kryeminister te garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës”, iu pergjigj Basha pyetjes së një qytetari i cili pyeti si do ndalet largimi i specialisteve nga vendi yne.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi e une kete e kam provuar me ligjin e dekriminalizimit e me propozimin e vetingut te politikaneve qe Edi Rama e refuzoi.

Ndaj me mua kryeminister te garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën e plote te partnerëve tanë ne vecanti te BE dhe SHBA”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve ndërkohë që po udhëtonte drejt Durrësit, ku po zhvillon sot një takim me gratë në këtë qytet, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY