Nuk mjafton vetëm bojë dhe stuko për modernizimin e rrjetit të bibliotekave...

Nuk mjafton vetëm bojë dhe stuko për modernizimin e rrjetit të bibliotekave publike në Tiranë

34
0
Shares

Pas më shumë se dy viteve në proces rikonstruksioni, dy biblioteka publike në kryeqytet kanë arritur të hapin dyert për frekuentuesit. Tani banorët në njësinë administrative 2 dhe 11 kanë akses për qarkullimin e librave. Por një tjetër bibliotekë (ajo e njësisë administrative 6 në zonën e ish Kombinatit Tekstil) megjithëse u rikontruktua, nuk do të mund të jetë e hapur, pasi godina ku ajo ndodhet ka marrë goditje të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019..

 

Aktualisht Tirana me rreth 700 mijë banorë ka në dispozicion 8 biblioteka publike, ose siç thirren biblioteka lagjeje. Ka njësi administrative në Tiranë (pa llogaritur zonën rurale të e ish-komunave që i është bashkangjitur territorit që administron Bashkia), të cilat nuk kanë ende bibliotekën e tyre. Pra, më shumë 200 mijë banorë janë jashtë skemës së ofrimit të këtij shërbimi publik, duke i mbetur alternativë ose të shkojnë në Bibliotekën Kombëtare, ose në bibliotekën e njësie administrative tjetër nga ajo ku ata banojnë.

 

Një monitorim dhe studim që po kryen qendra studentore ABC Tirana Club, mbi funksionalitetin e bibliotekave të lagjeve, ka identifikuar nevojën prioritare për biblioteka të reja në territorin që administron Bashkia e kryqytetit. Është e pabesueshme që për më shumë se 30 vite nuk është ndërtuar asnjë bibliotekë e re publike në Tiranë. Numri i tyre aktualisht është më i vogël se sa ishin në kohën e diktaturës (!).

 

Por le të kthehemi tek biblioteka ekzistuese.

Ato janë të gjitha të rikonstruktuara. (Duke qenë se sipërfaqja e tyre është sa e një aparatamenti banimi, mesatarisht 90 metra katrorë, procesi i rikontruksionit të 2 biblioetekave të fundit është zvarritur shumë). Problemi themelor i tyre, sipas analizës që ka bërë qendra studentore ABC Tirana Club, është mungesa e komunikimit dhe shërbimit online. Pra, ato e vijojnë qarkullimin e librit në mënyrë fizike, pa prezencën e skedarëve virtualë, apo pa tekste të digjitalizuara.

 

Nisur nga gjetjet e një sondazhi me qytetarët e Tiranës, që ka realizuar ABC Tirana Club, si dhe nga disa takime ballafaquese që janë zhvilluar me frekuentuesit dhe ekspertët, janë bërë ankesa edhe për fondin e varfër të botimeve në bibliotekat e lagjeve. Mospasurimi i fondit të bibliotekave si dhe mungesa e shërbimeve online i ka lënë ato jashtë interesit të komunitetit, sidomos të të rinjve, nxënës dhe studentë. Ankesa ka pasur dhe për kushtet e qëndrimit në salla, ku nuk kanë qenë funksionale gjithmonë sistemet e ngrohje / ftohjes, por dhe inventari i tavolinave, karrikeve etj.

 

Ka një sërë pyetjesh që ngrihen kur shikon gjendjen aktuale të rrjetit të bibliotekave publike në kryeqytet. Kur do të shërbehet virtualisht në to? Kur secila prej tyre do të jetë pjesë e një rrjeti të përbashkët online, si një mundësi interkativiteti dhe zgjerimi të aksesit për fondin në dipsozicion? Kur do të pasurohet inventari i pajisjeve elektronike në dipozicion të frekuentuesve? (veç kompjuterave që përdorin punonjësit e bibliotekave, rrallë gjen ndonjë të tillë në gjendje pune që të përdoret nga qytetarët – pa përmendur mungesën e printerave, skanerave etj). Kur do të realizohet pasurimi i fondit të bibliotekave bazuar në kërkesat dhe interesat që kanë frekuentuesit? Mund të renditen dhe pyetje të tjera që duan përgjigje, por këto janë thelbësore në ndërtimin e një rrjeti bibliotekash publike që shtrihet në mënyrë kapilare në territorin e Bashkisë dhe mbi të gjitha që ofron shërbim të standardizuar.

Rrjeti bibliotekar funksional nuk ngrihet vetëm me bojë e stuko. Aktivistë të ABC Tirana Club po zhvillojnë një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi, duke i kërkuar administratës së Bashkisë dhe Kvshillit Bashkiak, si parlamenti i qytetit, që të shtojë vëmendjen dhe fondet për të përmirësuar sa më parë gjendje. Në dobi të qytetarëve, sidomos të rinjve, nxënës dhe studentë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY