Të shtëna armësh në qytetin e Lezhës, banorët të frikësuar

Janë dëgjuar të shtëna armësh në qytetin e Lezhë, në brendësi të lagjes Gurra.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur pak minuta më parë. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave me armë, apo rrethanat e ngjarjes.

Një banore e lagjes “Gurrë” tha për report tv se është frikësuar shumë kur dëgjoi të shtënat me armë, pasi nuk ka ndodhur më herët ndonjë ngjarje e tillë në këtë lagje.

“U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi,”- tha banorja.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje