
Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca kanë humbur mbështetjen e rinisë dhe të grave siç del nga shifrat e publikuara sonte në sondazhin e Noto, transmetuar në tv Ora gjate një emisioni me Sonila Meçon.
Gazetari Alfred Lela që komenton gjetjet e sondazhit tha se Rama gëzon mbështetjen e moshës së shtyrë, ndërkohë që rezultatet sipas tij kanë qenë afërsisht të ngjashme.
Lela: Nga 54.3% na tregon Rama ka humbur rininë. A voton apo jo këtë nuk e dimë. Një politikan që është mburrur se ka pasur me vete të rinjtë. Pavarësisht të gjitha risive në komunikim, nuk ka arritur të mbajë rininë. E ka moshën e shtyrë. Këtu është sfida se çfarë do bëjë opozita për ta mbajtur dhe për ta shtuar rininë? Çfarë do bëjë PD dhe PS për të nxjerrë xhevahire nga qymyrguri i 21%?
Deri tani në të gjitha tabelat kemi parë kokë më kokë pro dhe kundër.
Sipas gjetjeve të sondazhit 38.7% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria në këtë 4 vjeçar të mandatit të dytë të qeverisë Rama ka ecur në drejtimin e duhur.
38.5% mendojnë se ka ecur në drejtimin e gabuar, 21.3% mendojnë se Shqipëria është vendnumëro dhe 1.5% janë përgjigjur se nuk e dinë në sondazhin e Rtv Ora dhe Antoni Notos.
Sa i takon gjinisë, 43.3% e meshkujve mendojnë se kemi ecur në drejtimin e duhur dhe 33.3% në drejtimin e gabuar.
Ndryshe mendojnë femrat, 43.7% e të pyeturave mendojnë se kemi ecur në drejtimin e gabuar dhe 34.2% në drejtimin e duhur.
Të pavendosurit janë në përqindje më të lartë te meshkujt.
Ajo që bie në sy është fakti se moshat nga 18-54 vjeç mendojnë se situata është e keqe, ndërsa grupmosha mbi 54 vjeç thotë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e duhur në këtë 4 vjeçar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/