Sondazhi Noto: Opozita fiton zgjedhjet, PS ka rënë muajin e fundit

Lidhur me orientimin e votës për PS-në sot do të votonin nga 41-45%, me një rënie me 1% nga data 19 janar ku kjo shifër ishte 42-46%.

Ndërsa për PD-në ka pasur një rritje me 1%, duke shkuar nga 33-37% në 19 janar në 34-38 ditën e sotme.

Rënie ka pësuar edhe LSI me 1% nga 19 janari, ku ishte në kuotat 9-13%, ndërsa sot kap shifrën 8-12%.

PDIU ka qëndruar në kuotën e saj të 19 janarit nga 1-3%.

Ndërkohë, rritje kanë pësuar edhe partitë e tjera me 1%.

Analisti Agron Gjekmarkaj për orientimin e votës ka theksuar se këtë radhë të pavendosurit, pra zona gri e votuesve kanë tendencë të binden për të votuar.

Opozita sipas analistit është fituese në një vlerë minimale, teksa shton se LSI ende mbetet një faktor shumë i rëndësishëm politik.

Gjekmarkaj: Ka një trend që të pavendosurit të vendosin. Vihet re që një pjesë e tyre shkojnë drejt Partisë Demokratike, ka një rritje 1% dhe nuk është pak po ta krahasosh me faqen më para. Opozita duket fituese qoftë në vlerë minimale dhe qoftë në vlerë maksimale. E treta ka të bëjë me faktin që kryeministri i ka pasur të sakta sondazhet e veta që kanë tentuar kaq shumë diversion, ndryshime kushtetuese, sepse ka ndjerë vetminë. Ka kuptuar që shifrat kundër tij janë një vlerë e madhe maksimale.

LSI duket sikur ka rënie 1 pikë, por është përsëri në vlera të qëndrueshme, në rolin e teammaker, përtej sulme të forta, sepse ka qenë në qendër të debateve, lajme për spostime grupesh. Në thelb tregon se është nuk e kanë cenuar ashtin e LSI dhe mbetet ende një faktor shumë i rëndësishëm. oranews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje