Presidenca i sulet Spartak Ngjelës: Taku çmendaraku, hiqet si avokat i FBI

Prej shumë kohësh Spartak Ngjela ka në qendër të daljeve të tij publike sumin ndaj LSI, Presidentit Meta dhe njerëzve të tij.

Në fakt ka munguar gjithnjë një reagim nga ana e Metës ndaj tij. Por jo sot. Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi la publikuar një postim në rrjete sociale ku bën ironi me avokatin.

Postimi i Blushit:

Në mungesë të personaliteteve të jurisprudencës, që e njohin Kushtetutën, ligjin dhe autoritetin e Komisionit të Venecias, Ramaforma ka thirrur në ndihmë edhe Taku Çmendarakun, të nominuarin për çmimin “Guinness”, si i vetmi jurist që nuk ka fituar një gjyq në jetën dhe karrierën e tij!
Nuk ja ka vlejtur asnjëherë një përgjigje për Taku Çmendarakun, të vetëshpallur “Avokat të FBI”, por për të dhe për të gjithë sivllezërit e tij, skllevër të partisë-shtet, që vranë Nako Spirun për llogari të Jugosllavisë, për këdo spiun burgu që shitet për disident, për çdo gjakprishur, për çdo kone-lehës, për çdo shpirtshitur, për çdo përshesh-ngrënës dhe sharës me pagesë dhe për çdo zar të Kryezarit dhe Kryeoligarkut, ka vetëm një përgjigje:
Referendumi i 25 prillit është dita e ndarjes me racën tuaj, që për interesa të armiqve të kombit, kërkon të marrë peng Shqipërinë.
Më 25 prill 2021, Shqipëria do jetë e shqiptarëve dhe jo më e oligarkëve dhe e mafies ndërkombëtare.
SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje