PD: 70% e të sëmurëve me covid me trajtim spitalor refuzojnë spitalin ose vetkurohen në shtëpi

“Shqiptarët u braktisën nga Rama, kostot e kurimit nga Covid-19, të papërballueshme për qytetarët”, deklaroi sot eksperti i shëndetësisë në OD, Gazment Koduzi.

Deklarata e Koduzit:

Korona virusi nuk është problemi i Shqipërisë.

Rama është problemi i Shqipërisë.

Për shkak të menaxhimit të dështuar të Ramës dhe qeverisë së tij, qytetarët shqiptarё po vuajnë jo vetëm nga COVID-19 por edhe nga kolapsi ekonomik për shkak të çmimeve të papёrballueshme testeve dhe ilaçeve në vend.

Mijëra familje shqiptare po vuajnë jo vetëm nga sëmundja COVID-19 por edhe nga kostot e konsiderueshme që lidhen me blerjen e pajisjeve farmaceutike ose për kryerjen e testeve.

Sipas të dhënave që publikuan dje, testet diagnostifikuese arrijnë njё kosto prej 35-70 mijë lekë të reja me një mesatare prej 41 mijë lekësh.

Një pjesë e madhe e pacientëve të trajtuar në shtëpi kanë nevojë jo vetëm për ilaçe, por edhe për shërbime infermierie, si dhe shërbime të furnizimit me oksigjen për pacientin, për të cilat është krijuar një treg privat.

Një bombёl oksigjeni  prej 8 litrash kushton 13,000 lekë. Kostoja e shërbimit të infermierit në Tiranë ka shkuar deri në 10,000 lekë në ditë. Në rastet kur e gjithë familja është e infektuar, kostot shumëfishohen. Për 4 anëtarë duhet të vini mёnjanё rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajtimin kundër COVID-19.

Sipas statistikave botërore, 10% e njerëzve të prekur nga Covid kanë nevojë për kujdes spitalor. Shkalla e shtrimit në spital në Shqipëri është vetëm 3%, që sugjeron që një numër i konsiderueshëm i pacientëve qëndrojnë në shtëpi, kur ata duhet të shtrohen në spital.

Prej 8 vitesh Rama po e mundon Shqipërinë dhe po dështon në çdo fushë. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigrim. Po ashtu në fushën e shëndetësisë.

Njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë kanë nevojë për ilaçe që janë shumë të shtrenjta sepse Rama nuk i ka ulur çmimet e ilaçeve. Çmimet e barnave janë rritur vetëm gjatë 8 viteve tё fundit.

Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë të menaxhojnë këtë krizë sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë në 8 vitet e fundit. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje