Këlliçi: “Pyetjet habitore se ku do gjenden paratë, i bëjnë ata që i vjedhin”

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha sot se zona e qytetit të nxënësve është plot probleme.

”Zona pranë Qytetit të Nxënësve ka shumë probleme. Disa banesa janë legalizuar e disa të tjera jo. Rruga “Zyber Zeneli” që të çon te Poliklinika 6, është e shkatërruar. Një shi bie dhe bëhet e pakalueshme. Këtu kanë plasur gjobat politike. Një dyqan i vogël ishte gjobitur 500 mijë lekë për një patatinë! Janë së paku 150 familje të identifikuara që jetojnë në kushte të mjerueshme, me të ardhura mujore 150 mijë lekë të vjetra. Lista e borxheve në dyqan, kilometrike.

Banorët nuk kërkojnë aeroport për lagjen e tyre por kushtet minimale të jetesës. Kjo është e mundur! Pyetjet habitore se ku do gjenden paratë, i bëjnë ata që i vjedhin. Më 25 prill, do t’i largojmë së bashku!”, deklaron Këlliçi. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje