Çmimi për Dvoranin përzien politikën në Tiranë

Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken ka renditur gjyqtarin dhe ish anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin mes 12 juristëve më të spikatur në luftën kundër anti-korrupsionit në botë, duke befasuar jo pak Tiranën politike.

Pas publikimit te lajmit per vlerësimin e juristit Ardian Drovani ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan:

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”.

Megjithëse jo me adresë Dvoranin por Ramën ka reaguar edhe Presidenti Meta.

”O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, thuhet në një postim të zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Ardian Dvorani mbahet mend më shumë për konfliktin me Presidentin Meta në lidhje me deformimin e rradhës së zgjedhjes se anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se sa për ndonjë kontribut të njohur publikisht në reformën për drejtësi. Ai ka qenë për shumë vite anëtar i Gjykatës së Lartë anëtarët e së cilës i hengri vettingu. Edhe Dvorani kaloi përmes një procesi të diskutueshëm por megjithatë kaloi dhe u vu në krye të KED prej nga u largua pas përfundimit të mandatit.
Ai është paditur nga Presidenti Meta në SPAK për shpërdorim detyre. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje