Sulmohet me armë, vritet ambasadori italian

Ambasadori italian në Kongo mbeti i vrarë sot nga një sulm me armë ndaj një autokolone të OKB-së.

AmbasadorI vdiq si pasojë e plagëve të marra ndërsa njerëzit e armatosur sulmuan autokolonën.

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos ka vdekur të hënën në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara në lindje të vendit, konfirmoi ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Ndërkaq u vra edhe një polic që udhëtonte me të.

Ambasadori Luca Attanasio, “vdiq nga plagët e marra ” pasi njerëz të armatosur hapën zjarr mbi një autokolonë të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara pranë Goma, raporton AFP.  Sulmi ndodhi rreth orës 10:15 të mëngjesit me kohën lokale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje