Shtyrja e afatit të kartave, ministri Çuçi po mendon!

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha sot se ishte duke shqyrtuar kërkesën e opozitës për shtyrjen e afatit të kartave të identitetit deri pas zgjedhjeve. Bëhet fjalë për afro 800 mikë persona qe ende nuk kanë aplikuar për rinovim ndërkohë që është mbaruar afati.

Deklarata e Çuçit:

Pavarësisht nga gjithë përpjekja dhe puna që ne po bëjmë për të ndërgjegjësuar njerëzit për të aplikuar për rinoviminn e dokumentave të identitetit. Ne e kemi marrë kërkesën nga disa parti politike të cilët kërkojnë shtyrje të afatit të skadencës.

Po e shikoj me shumë vëmendje. Unë jam në kontakt edhe me krytarin e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve, për të parë dhe për të marrë edhe nga ata një opinion lidhur me këtë çështje. Sepse sigurisht do të lidhet me mënyrën sesi do të aplikohet teknologjia në zgjedhjet e radhës.

Kështu që jemi në koordinim të plotë dhe unë mund t’i garantoj shqiptarët që askush nuk do të mbetet pa votuar për shkaqe që nuk varen nga vullneti i tyre.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje