Kryeministri Rama shpjegon për vaksinën kineze apo ruse

Kryeministri Rama tha sot se nuk ka ndërmend të negocojë për vaksina kineze apo ruse perderisa rradha për këto vaksina është e madhe dhe se ende nuk janë miratuar nga OBSH.

Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ajo ruse është gati, që mjafton vetëm të shkosh dhe të paguash pëer t’i marrë. Edhe ndonjë shtet që ka lidhur marrëveshje, nuk ka marrë akoma gjë. Sasitë edhe për ato vaksina është i kufizuar. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi në raport me popullsinë nuk të bën të besosh se sasitë janë të mëdha.

Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye në botë që të vëmë në diskutim profesionalizmin e shkencëtarëve kinez apo ato rus. Nga pikpamja e vlerës ne nuk kemi asnjë dyshim apo kontestim. Por kini parasysh janë vaksina ende të paprovuara në nivelin e OBSH-së. Kjo nuk do të thotë se ne po i rrimë larg ngaqë janë të paaprovuara.

Ne nuk kemi arsye të mendojmë që ne kemi ndonjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Unë nuk kam ndryshuar mendim . Nuk është ccështje gjeopolitike, por është një luftë politike në vetvete, jo për ne. Në të gjithë planetin bëhet një luftë politike për vaksinat. Nuk ka sasi. Është një luftë që varet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe marrëdhëniet mes vendëve, por dhe raportet personale. Duket ccudi por ndikon dhe kjo. Nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe ne po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur hap drejt këtyre dy burimeve, sepse nuk ka arsye objektive që të na ccojë në rezultat. Për më shumë nuk dëshiroj të komentoj, por e kam thënë dhe e përsëris. Kjo situatë mund të ishte ndryshe.

Është fatalitet që Maqedonia i kthen sytë nga Kina për vaksina. Sidoqoftë duke e parë në dinamikë, të jeni të sigurt që ne i bëmë të gjitha lëvizjet e mundshme për të siguruar vaksinën. Vaksina kineze është e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë dhe të gjithë fjalët që thuhen për të janë të mira. Edhe për vaskinën Ruse thuhen fjalë pozitive.

Ama shikoni vendet që kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që të gjithë shtetet ti kenë marrë vaskinat e tyre, dhe ne këto lëvizje i shikojmë. Ne nuk themi që kurrë mos u vaksinofshim dhe nuk marrim vaksina të tjera, kineze apo ruse. Nuk është cështje parash, cmimi i vaksinave po rritet sepse kërkesa është shumë e ethshme. Sado të rriten cmimet e vaksinave ne nuk do të lëmë asnjë shqiptar të vetëm pa vaksina sepse cmimi është rritur.” u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje