Itali, në pranga biznesmeni shqiptar me 300 mijë euro drogë

Ështe sekuestruar nga Policia italiane një sasi droge, e cila në treg kap vlerën e mbi 300 mijë eurove ndërsa kanë rënë në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike një shqiptar dhe një italian.

Shqiptari i arrestuar është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurse janë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje