Gjykata Kushtetuese vendos afatet për padinë e teatrit

Gjykata Kushtetuese ka bashkuar në një dy paditë e presidentit për Teatrin dhe do i marrë ato në shqyrtim brenda muajit mars.

Në mbledhjen e zhvilluar në datë 18 shkurt, Gjykata Kushtetuese, bashkoi padinë për kalimin e pronësisë së Teatrit Bashkisë, si dhe padinë për projektin, duke i dërguar shkresë Presidentit që brenda datës 8 mars të dërgojë pranë gjykatës parashtrimet.

Me administrimin e tyre, pritet të caktohet edhe seanca.
Paditë për Teatrin u bënë përgjatë protestës së Aleancës për Teatrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje