
Regjistrohen si subjekte zgjedhore edhe 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare. Ajo që bie në sy janë partitë qe drejtohen nga Bamir Topi dhe Spartak Ngjela, respektivisht FRD dhe Partia Ligj dhe Drejtësi si dhe AK qe drejtohej deri para tri vitesh nga Kreshnik Spahiu.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike dhe shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore përzgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.
Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi tëmos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë CentristeMirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës sëShqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorvetë Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të PartisëEmigracioni Shqiptar. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/