17 vjeçari, edhe dy prindërit në spital me covid

Një 17-vjeçar nga Elbasani u nda nga jeta në spitalin “Shefqet Ndroqi’, si pasojë e komplikacioneve pas infektimit me Covid 19. I riu ka qenë prej një jave në terapi intesive dhe më pas në intubim, për shkak se virusi i ka prekur pothuajse 100% të mushkërive të tij. Ajo që e bën dhe më të rëndë situatën është fakti se në të njëjtin spital kanë qenë të shtruar dhe dy prindërit e tij.

Babai i 17-vjeçarit ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që e ëma e ka kaluar fazën e rrezikut, dhe i është rekomanduar nxjerrja nga ambientet spitalore.

Po ashtu sot një 30-vjeçare e cila ka qenë shtatzënë, ka humbur jetën pas infektimit me Covid në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje