
Është konfirmuar vendi ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, pas dilemës nëse britanikët do të kishin mundësi udhëtimi për shkak të karantinës së fortë në vendin e tyre.
Mediat britanike njoftojnë se Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të veçantë nga qeveria e këtij vendi për të udhëtuar në Shqipëri me gjithë bllokimin e linjave që nga 22 dhjetori.
Ndeshja do të zhvillohet më 28 mars në “Air Albania”.
Së fundmi ndryshoi edhe internerari për sa i përket ndeshjeve të Champions-it, ku skuadrat angleze u detyruan të përballeshin me kundërshtarët e tyre në fusha neutrale.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/