Serbët e Malit të Zi sulmojnë autobusin me të rinj nga Kosova

Një autobuz me të rinj nga Peja është sulmuar nga një grup serbësh në Berane të Malit të Zi, raportojnë mediat e Kosovës.

Mësohet se të rinjtë të cilët kishin qenë në Kolashin po ktheheshin për në Kosovë.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me mjete të forta xhamat e autobusit në të cilin po udhëtonin shqiptarët.
Ndërkohë, qytetarët që kanë qenë në autobus kanë treguar për Indeksonline se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga policia.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë ende nuk dihen se cilat kanë qenë aryet e këtij sulmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje